Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur në takim regjisorin dhe aktorin amerikan Sean Penn.
Është takimi i tretë mes tyre që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Penn ia ka dhënë Zelenskyt trofeun e “Oscarit”. Këtë trofe ai ka thënë se do ta lë në Ukrainë deri në përfundim të luftës.
Ndërsa Zelensky ka dekoruar Pennin me Urdhër të Meritave të shkallës III.
“Ka qenë kënaqësi e madhe që ia dhashë Sean Pennit Urdhërin e Meritave të shkallës III. Faleminderit për përkrahjen tuaj të sinqertë dhe kontributin e madh në popullarizimin e Ukrainës nëpër botë!” – ka shkruar Zelensky në Facebook.
Artikuj të ngjashëm