Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sean Penn mbërrin në Kiev për të dokumentuar luftën në Ukrainë

Aktori hollivudian, Sean Penn ka mbërritur në Kiev për të filmuar një dokumentar rreth përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me aktorin hollivudian, i cili besohet se është duke e bërë dokumentarin “VICE”.

“Aktori dhe regjisori amerikan, fituesi i Oskarit Sean Penn mbërriti në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Presidentit të Ukrainës në Facebook.

“Regjisori erdhi në Kiev posaçërisht për të regjistruar të gjitha ngjarjet që ndodhin në Ukrainë si filmbërës dokumentari, dhe për t'i treguar botës të vërtetën për pushtimin e vendit tonë nga Rusia. Sot, Sean Penn është ndër ata që mbështesin Ukrainën në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

"Vendi ynë është mirënjohës ndaj tij për një shfaqje të tillë guximi dhe ndershmërie. Sean Penn demonstron guximin që u mungon shumë të tjerëve, përfshirë politikanë perëndimorë”, vazhdoi deklarata. Sa më shumë njerëz të tillë në vendin tonë tani, miq të vërtetë të Ukrainës, që mbështesin luftën për liri, aq më shpejt do të jetë e mundur të ndalet sulmi tradhtar i Rusisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Penn u fotografua duke marrë pjesë në një konferencë shtypi në zyrën presidenciale. Ai gjithashtu u takua me këshilltarin presidencial ukrainas, Alexander Rodnyansky, të martën mbrëma përpara se konflikti të përshkallëzohej.