Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sean Penn merr “Oscarin” e improvizuar në Ukrainë pasi mungoi në ceremoninë zyrtare

Volodymyr Zelensky dhe Sean Penn

Volodymyr Zelensky dhe Sean Penn

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur, Sean Penn ka marrë një çmim simbolik në formë “Oscari” në Ukrainë, i punuar nga metali i një vagoni treni të dëmtuar gjatë luftës, pasi mungoi në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve nga Akademia e Filmit në Los Angeles të SHBA-së.

Në një video të publikuar nga Oleksandr Pertsovskyi, drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore të hekurudhave të Ukrainës, e njohur si “Ukrainian Railways” (Ukrzaliznytsia), ai i thotë aktorit se pasi ka munguar në ceremoni ia improvizuan një “Oscar”.

“Po mungon në ‘Oscars’… prandaj ta bëmë këtë. Është nga një vagon i dëmtuar nga rusët”, thotë Pertsovskyi në videon e publikuar në BBC.

Penn, mbështetës i kahershëm i Ukrainës, kishte udhëtuar në vendin e përfshirë nga lufta në vend që të merrte pjesë në ceremoninë e “Oscars”.

VIDEO:

Edhe Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Botë Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë

Ai e ka fituar “Oscarin” e tretë për rolin në filmin “One Battle After Another”, duke u bërë një nga të paktët aktorë që kanë arritur këtë sukses, ka shkruar Deadline.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi publikisht.

Falënderimi i Zelenskyt në X

“E dimë çfarë do të thotë një mik i vërtetë i Ukrainës. Ke qenë me ne që nga dita e parë e luftës”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në rrjetin social X.

Kjo nuk është hera e parë që Penn tregon mbështetje.

Edhe Zelensky bojkoton konferencën për Ukrainën për shkak të tensioneve me Poloninë Botë Zelensky bojkoton konferencën për Ukrainën për shkak të tensioneve me Poloninë

Në vitin 2022, ai i dhuroi një nga “Oscarët” e tij Zelenskyt dhe më pas realizoi dokumentarin “Superpower”, ku trajton historinë e luftës dhe rrugëtimin e presidentit ukrainas.

Në filmin e fundit, Penn luan përkrah emrave të njohur të Hollywoodit si Leonardo DiCaprio, Benicio Del Toro dhe Teyana Taylor.