Ukraina ka dëmtuar rëndë urën e Krimesë, një pikë kyçe që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar të Krimesë, në një sulm që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si një “operacion të paprecedentë”, për të cilin ka thënë se ishte përgatitur për javë të tëra, shkruan BBC.
Pamjet e publikuara nga zyrtarët ukrainas tregojnë se një pjesë e urës së Krimesë është shembur në ujë, duke i shkaktuar një goditje logjistike dhe simbolike përpjekjeve luftarake të Moskës.
Kremlini ka thënë se ura do të rindërtohet “më mirë se më parë”, ndërsa ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për sulmin gjatë natës.
Ura u ndërtua nga Rusia pas pushtimit dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014 dhe u inaugurua personalisht nga Putini në vitin 2018.
Ukraina e ka shënjestruar prej kohësh urën e Krimesë, e cila shërben si rrugë automobilistike dhe hekurudhore për transportimin e trupave dhe pajisjeve ruse drejt vijës së frontit, por deri më tani Kievi nuk ka arritur ta nxjerrë përgjithmonë jashtë funksionit.
Ndërsa Kievi po përpiqet t’ia rrisë Rusisë koston ekonomike të luftës, përmes sulmeve ndaj rafinerive dhe depove të naftës, goditja e urës synon të rrisë edhe koston politike për Putinin.
Sulmi vjen në një moment të rëndësishëm, përpara takimeve të Putinit me liderët e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sulmi mund të ndikojë në mënyrën se si ai paraqitet në skenën ndërkombëtare.
Dëmet e shkaktuara nga sulmi gjatë natës, në të cilin u përdorën raketa dhe dronë, duket se janë shumë më të mëdha sesa në sulmet e mëparshme ndaj urës. Një pjesë e madhe e strukturës së harkuar të saj raportohet se është shkatërruar.
Videot e postuara nga Zelensky tregojnë dëme të rënda në pjesën rrugore të urës, ndërsa mbetje të harkut mbështetës dhe të trasesë rrugore shihen të dala mbi sipërfaqen e ujit.
VIDEO:
Grateful to the Security Service of Ukraine, all units of Ukraine’s Defense Forces involved, Ukraine’s Minister of Defense, the Commander-in-Chief of the Armed Forces of Ukraine and the General Staff, and all our weapons manufacturers for an unprecedented operation in response to Russian strikes on our infrastructure.
Today, everyone can see the consequences for the main military crossing from Russian territory into our Ukrainian Crimea. This is the result of the seventh stage of an operation carried out over several weeks, developed and coordinated by the Security Service of Ukraine together with the General Staff of the Armed Forces of Ukraine. Our warriors gradually destroyed air defense systems, radars, electronic warfare equipment, and other designated targets on the way to the final objective. For this, they used “Dovbush,” “Vendetta,” “Da Vinci,” “Sichen,” “Mich-2000,” “Ruta,” “Palianytsia,” “An-197,” “FP-1,” “FP-5 Flamingo,” and “R-360 Neptune.”
Today, at the key stage, the “Palianytsia” drones performed exceptionally well, striking the road section of the bridge, while “Neptune” missiles, “Ruta” drones, and FP-5 drones struck the railway section. Using “Flamingo,” our warriors carried out a precision-guided strike – and the communications uplink worked flawlessly until the very last seconds.
We have repeatedly offered Russia steps toward de-escalation – and every proposal has been met with loud rejection. Russia strikes our infrastructure every day, including bridges in Zaporizhzhia, Dnipro, Kyiv, and the Odesa region. We are restoring our infrastructure. But we are also reminding Russia that war will always return to where it began. Ukraine’s defensive capabilities are strong and will remain so, and we will never leave terror against our cities and people unanswered.
I thank the true warriors of the Security Service of Ukraine, all our Defense Forces, our intelligence agencies, and EVERY manufacturer of weapons effectively used to defend Ukraine, Ukrainians, and our national interests. Glory to Ukraine!