Së paku 55 njerëz vdiqën e shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir - pjesën e kontrolluar nga Pakistani.
Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.
Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.
Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve në këtë zonë.
Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
Orteku u merr jetën të paktën 11 personave në Pakistan
-
Shtatë të vdekur, 11 të lënduar si pasojë e ortekut të borës në Indinë verilindore
-
Dy polakë vdesin në Kashmir nga një ortek, 21 të tjerë shpëtojnë
-
Mbi 130 të vdekur nga moti i keq në Afganistan dhe Pakistan