Kryeministri spanjoll dhe presidenti rajonal i Katalonjës kanë mbajtur takim të mërkurën për rifillimin e negociatave që kanë për synim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e vazhdueshme politike në vend.
Kryeministri Pedro Sánchez është takuar me presidentin rajonal Pere Aragonès në selinë e qeverisë katalonjase në Barcelonë. Pritjet për ndonjë përparim të madh nga takimi janë të pakta, ngase çështja e pavarësisë së kërkuar për Katalonjën ka shkaktuar përçarje të thella edhe brenda vetë kampit separatist. Aragoni dhe Partia e tij Republikane e së Majtës në Katalonjë i kanë quajtur bisedimet “mundësi historike”. Mirëpo udhëheqësit e partisë së re në qeverinë e Aragones kanë shprehur publikisht dyshime rreth përfitimeve për seperatistët. Bisedimet janë mbajtur në kohën kur mbi 7.5 milionë katalonjas janë të ndarë në dy kampe për sa i përket çështjes së pavarësimit nga Spanja.
-
Socialistët spanjollë fitojnë zgjedhjet në Kataloni
-
Parlamenti spanjoll miraton projektligjin që synon amnistimin e separatistëve katalonjas
-
Katalonja thërret zgjedhje të parakohshme rajonale, rrezikohet stabiliteti politik i Spanjës
-
Protestë masive kundër kryeministrit spanjoll
-
Sanchezi merr mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës falë vendimit kontrovers