Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rutte: Zelensky duhet t'i rregullojë raportet me Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar të shtunën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të rregullojë raportet me presidentin amerikan, Donald Trump, pas takimi të tensionuar që patën të premten në Washington, raporton The Guardian.

Deklaratat e Ruttes vijnë menjëherë pas bisedës telefonike që ka pasur me Zelenskyn më herët gjatë ditës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam biseduar në telefon dy herë me presidentin Zelensky. I thash atij që, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe Evropa duhet t’i sjellin Ukrainës një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Rutte.

Rutte ka shtuar se Ukraina nuk do të ishte “askund” pa përkrahjen e Amerikës.

“Dhe i thashë atij (Zelenskyt), ne duhet t’i japim Trumpit merita për çfarë ka bërë më herët, çfarë Amerika ka bërë atëherë, dhe gjithashtu se çfarë Amerika po bën tani”, ka shtuar ai.

Ai ka insistuar se Trumpi është i përkushtuar për të krijuar paqe të qëndrueshme për Ukrainën, mirëpo presidenti amerikan kërkon nga Evropa dhe Kanadaja të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.