Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar të hënën se Evropa duhet t’i rritë shpenzimet e mbrojtjes.
Rutte ka thënë në kuadër të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, se premtimi i ri i shpenzmeve të mbrojtjes do të duhet të jetë “dukshëm më i lartë se 2%”, raporton AP.
Ndërkaq i pyetur lidhur me qëndrimin e NATO-s për Grenlandën, Rutte ka deklaruar se ka pasur diskutime të mira me Danimarkën dhe aleatët e tjerë dhe se të gjitha palët "duhet të bëjnë më shumë kolektivisht" për të mbrojtur veriun e lartë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar disa herë në të kaluarën me tërheqje të SHBA-së nga aleanca veriatlantike, me arsyetimin se vendet tjera po paguajnë shumë më pak se Amerika.
-
Rutte: Buxheti më i lartë i Evropës për mbrojtje është veç hapi i parë, duhet prodhim
-
Rutte: 2% shpenzime në mbrojtje nuk do të na mbajnë të sigurt
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa