Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur pas një takimi me presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, të enjten duke ripërsëritur thirrjet për vendet anëtare të aleancës veriatlantike që të rrisin shpenzimet për mbrojtje, ka raportuar The Guardian.
“Te gjithë duhet ta bëjnë këtë deri verën e ardhshme. U them atyre: nëse nuk reagoni ndaj thirrjeve të mia telefonike, mund të merrni thirrje nga një njeri shumë i këndshëm në Washington që mund të jetë më pak... le të themi... ka një kufi kohor më të shkurtër për atë që dëshiron të arrijë”, ka thënë Rutte.
Qëllimi afatshkurtër i aleancës është që të shtyjë secilin vend anëtar t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të Bruto Produktit Vendor, ndërkaq qëllimi afatgjatë është ngritja e shpenzimeve në 5% të Bruto Produktit Vendor.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar disa herë në të kaluarën me tërheqje të SHBA-së nga aleanca veriatlantike, me arsyetimin se vendet tjera po paguajnë shumë më pak se Amerika.
-
Rutte kërkon mbi 2% shpenzime për mbrojtje nga vendet e BE-së
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Rutte u uron “fat të mbarë” atyre që mendojnë se Evropa mund të mbrohet pa ndihmën e SHBA-së
-
Rutte: Trump po bën gjërat e duhura për NATO-n