Trupat ruse kanë sulmuar forcat ukrainase në rajonin e Donetskut në lindje të martën. Në shënjestër janë qytetet Dnipro, Verkhnokamyansk, Andrivka dhe Vodjane, ndërsa në anën tjetër të kufirit, u godit një termocentral në Kursk, shkruan Sky News.
Raportet janë në përputhje me deklaratat e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, i cili raporton se rusët po grumbullojnë forca në zonë.
Katër raketa ruse goditën qytetin Dnipro, sipas burimeve lokale. Nuk ka raportime për viktima dhe u prekën impiantet industriale. Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko, thotë se qyteti i Nikopolit gjithashtu u granatua.
Nga ana tjetër, guvernatori i rajonit të Kurskut në Rusi ka bërë të ditur se është prekur termocentrali në atë rajon dhe ka shtuar se për këtë shkak është ndërprerë rryma në rrethet Suzha dhe Korenevo. Nuk ka raportime për viktima.
Sulmet ndaj Ukrainës vijnë pasi vendi po rikuperohet nga bombardimet e javës së kaluar që synonin infrastrukturën energjetike. Prokurorët ukrainas kanë deklaruar se sulmet ndaj objekteve energjetike kanë elemente të gjenocidit.
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
Rusia godet infrastrukturën energjetike në Ukrainë
-
Rusia ndërmerr sulm masiv në rrjetin energjetik të Ukrainës
-
Sulm masiv rus ndaj rrjetit energjetik në Ukrainë