Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike në veri të Ukrainës në një sulm me raketa dhe dronë gjatë natës dhe shkaktoi reduktime të rrymës e zjrre masive, thanë zyrtarët ukrainas të martën.
Forcat ukrainase rrëzuan tri raketa balistike dhe 25 nga 26 dronët e lëshuar në sulmin në nëntë rajone në të gjithë vendin, tha komandanti i forcave ajrore të Ukrainës.
Zyrtarët rajonalë në rajonin verilindor Sumy në kufi me Rusinë thanë se një objekt energjetik u godit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për 72 vendbanime dhe më shumë se 18 mijë 500 konsumatorë, raporton agjencia “Reuters”.
Ekipet dolën në përpjekje për t’i riparuar dëmet, njoftoi administrata rajonale në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Objektet energjetike të Ukrainës janë nën bombardime pothuajse të përditshme gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa lufta po vazhdon pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
-
Rusia kreu sulm masiv me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë
-
Ukraina përballet me ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e rajoneve
-
Rusia kryen sulm masiv në rrjetin e energjisë elektrike në Ukrainë