Botë

Ukraina përballet me ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e rajoneve

Ukraina

Foto: Associated Press

Energjia elektrike do të ndërpritet për tetë deri në 16 orë në shumicën e rajoneve të Ukrainës të dielën, ka bërë të ditur operatori shtetëror i sistemit të transmetimit Ukrenergo, pasi sulmet ruse që synojnë infrastrukturën energjetike e ulën kapacitetin gjenerues të vendit në "zero".

Moska, e cila ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës në muajt e fundit, lëshoi ​​qindra dronë në objektet energjetike në të gjithë vendin nga e premtja deri të shtunën, të cilat vranë të paktën shtatë persona, sipas zyrtarëve ukrainas, raporton The Guardian.

Sulmet ruse kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë në disa qytete ukrainase, teksa firma shtetërore e energjisë Centerenergo ka paralajmëruar se kapaciteti gjenerues "është në zero".

Ukrenergo ka thënë se janë kryer riparime dhe furnizimi me energji është devijuar.

Ndërsa situata është stabilizuar disi, rajonet duke përfshirë Kievin, Dnipropetrovskun, Donetskun, Kharkivin, Poltava-n, Çernigivin dhe Sumy-n mund të vazhdojnë të përjetojnë ndërprerje të rregullta të energjisë, ka thënë ministri i energjisë i Ukrainës të shtunën në mbrëmje.

“Armiku shkaktoi një sulm masiv me raketa balistike, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u rrëzuar. Është e vështirë të kujtohet një numër kaq i madh sulmesh të drejtpërdrejta në objektet e energjisë që nga fillimi i pushtimi”, ka thënë Svitlana Grynchuk për transmetuesin lokal United Neës.

Dronët rusë kishin synuar dy nënstacione të energjisë bërthamore thellë në Ukrainën perëndimore, ka thënë ministri i Jashtëm i Kievit, Andrii Sybiha, duke i bërë thirrje mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së të reagojë.