Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ndërmerr sulm masiv në rrjetin energjetik të Ukrainës

Ushtarët ukrainas

Ushtarët ukrainas

Foto: Associated Press

Ukraina ka bërë të ditur  se objektet e saj energjetike u goditën nga një sulm masiv nga Rusia gjatë natës, në sulmin e fundit që synon rrjetin elektrik të vendit.

Është hera e tetë që Rusia ka nisur një sulm ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike në tre muajt e fundit,  njofton ministria e energjisë e Ukrainës.

Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 12 nga 16 raketat dhe të 13 dronët e lëshuar nga Rusia në disa rajone gjatë natës,  raportuan forcat ajrore ukrainase.

Dy punëtorë të energjisë u plagosën dhe u dërguan në spital në rajonin e Zaporizhzhias, dhe pajisjet e energjisë u dëmtuan në qytetin perëndimor të Lvivit, shtuan zyrtarët, raporton BBC.

Në rajonin jugperëndimor të Ivano-Frankivsk, autoritetet raportuan gjithashtu dëme në shtëpi dhe një kopsht fëmijësh.

Edhe Rusia kreu sulm masiv me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës Botë Rusia kreu sulm masiv me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës

Rusia ka  forcuar fushatën e saj të sulmeve ndaj objektivave të energjisë ukrainase gjatë pranverës dhe fillimit të verës, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta në të gjithë vendin. 

Presidenti Volodymyr Zelensky kohët e fundit tha se Moska kishte shkatërruar gjysmën e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike të vendit të tij që kur filloi të godasë objektet e saj energjetike në fund të marsit.