Qeveria ruse shpalli të dielën gjendje emergjente në zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin e Orenburgut, njoftuan mediat shtetërore.
Përmbytjet, të shkaktuara nga rritja e nivelit të ujit në lumin Ural, detyruan mbi 4 mijë njerëz, përfshirë 885 fëmijë, të evakuohen, tha qeveria rajonale.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass ka njoftuar se 2 mijë shtëpi të tjera u përmbytën, duke e çuar totalin në gati 6 mijë e 300 persona të evakuuar në rajon.
Edhe
Përmbytjet në Rusi, lumi Ural arrin në nivele kritike në Orenburg
Orsk, më pak se 20 kilometra në veri të kufirit me Kazakistanin, pësoi më së keqi nga përmbytjet që shkaktuan thyerjen e një dige të premten, sipas kryebashkiakut të Orsk, Vasily Kozupitsa.
Deri të dielën në mëngjes, mbi 6 mijë ndërtesa banimi në qytetin me 200 mijë banorë u përmbytën dhe përpjekjet për evakuim ishin ende në vazhdim, tha Tass.
Një hetim penal ka nisur për të hetuar shkeljet e dyshuara të ndërtimit që mund të kenë shkaktuar thyerjen e digës.
Autoritetet lokale thanë se diga mund të përballojë nivelet e ujit deri në 5.5 metra.
Të shtunën në mëngjes, niveli i ujit arriti rreth 9.3 metra dhe po rritet, ka theksuar Kozupitsa.
Të dielën, niveli në Orsk arriti në 9.7 metra, sipas faqes ruse të informacionit për nivelin e ujit AllRivers.
Zyrtarët në Orsk raportuan të dielën se katër persona kishin vdekur, por thanë se vdekjet e tyre nuk kishin lidhje me përmbytjet.
Lumi Ural, rreth 2.428 kilometra i gjatë, rrjedh nga pjesa jugore e Uraleve në skajin verior të Detit Kaspik, përmes Rusisë dhe Kazakistanit.
Edhe
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive