Rusia ka kërkuar nga Polonia një falje zyrtare dhe e ka kërcënuar me hakmarrje në të ardhmen, pasi ambasadori i saj u sulmua me ngjyrë të kuqe, raportoi Sky News të mërkurën.
Ambasadori Sergej Andreev u ngjyros nga njerëzit që protestonin kundër pushtimit rus të Ukrainës, derisa ai shkoi për të vendosur lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë, të hënën, duke shkaktuar reagim të furishëm nga Moska.
Ministria e Jashtme e Rusisë thirri ambasadorin polak Krzysztof Krajewski dhe i dorëzoi notë proteste.
“Rusia pret një falje zyrtare nga udhëheqja polake në lidhje me incidentin dhe kërkon që të krijohet siguri për ambasadorin rus dhe të gjithë punonjësit e institucioneve ruse në Poloni. Një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret në varësi të reagimit të Varshavës ndaj kërkesave tona”, thuhet në deklaratë.