Autoritetet polake kanë shprehur shqetësim pasi slogane pro presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe luftës së tij në Ukrainë u shfaqën në protestën e fermerëve polakë të martën, raporton agjencia “AP”.
Ministria e Jashtme e Polonisë tha se beson se grupet ekstremiste po përpiqeshin të merrnin nën kontroll protestën e fermerëve “ndoshta nën ndikimin e agjentëve rus”.
Të martën, një traktor në protestë në rajonin jugor Silesia mbante një flamur sovjetik dhe një mesazh që thoshte: “Putin, rregullo gjërat me Ukrainën, Brukselin dhe udhëheqësit tanë”.
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, i ka quajtur këto mesazhe “skandal” dhe ka thënë se menjëherë janë ndërmarrë masa nga policia dhe se prokurorët janë duke hetuar rastin.
“Nuk do lejohen aktivitete të tilla kriminale”, ka thënë Kierwinski.
Sipas ligjeve polake, promovime të tilla të sistemeve totalitare mund të dënohen me deri në tre vjet burgim.
-
Rusia i përgjigjet kërcënimit polak për arrestimin e Putinit
-
Polonia kërcënon Putinin me arrestim nëse fluturon nëpër hapësirën e saj ajrore drejt Hungarisë
-
Polonia arreston të dyshuarin për planifikimin e vrasjes së Zelenskyt
-
Vazhdojnë protestat masive të fermerëve polakë kundër importeve ukrainase e politikave të BE-së
-
Fermerët polakë protestojnë në kufi me Ukrainën, derdhin grurin ukrainas