Politico - Për presidentin rus, Vladimir Putin, gjërat nuk kanë shkuar mirë. Kundërofensiva e Kievit ka arritur t'i marrë mijëra kilometra të territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore. Trupat e Moskës janë larguar nga vijat e fronit, besnikët rusë kanë shprehur pakënaqësi e kritikat qytetare janë rritur.
Kritika ka edhe nga Pekini e New Delhi.
Në adresimin e së mërkurës, Putini tentoi ta përshkallëzonte situatën, duke njoftuar një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve rusë, derisa në anën tjetër kërcënoi Ukrainën dhe vendet perëndimore me “asgjësim atomik”.
Putin nënvlerësoi edhe fuqinë perëndimore
Për shtatë muaj, Ukraina i rezistoi me forcë agresionit rus. Agresorit i ka mbaruar “avulli i avullores", pavarësisht pretendime në fillim të marsit se "operacionin special ushtarak" do ta përmbyllë brenda pak javëve. Presidenti Putin nënvlerësoi edhe fuqinë perëndimore që "u derdh" mbi Ukrainë, për t'i dhënë ndihmë presidentit Volodymyr Zelensky.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
“Diktatori sovjetik, Joseph Stalin, përcillet shpeshherë me shakanë ruse se ‘sasia ka cilësinë e vet’. Kjo shpjegon gatishmërinë e Rusisë për të pranuar një numër të madh viktimash. Edhe nëse Putini nuk i përdori këto fjalë, fjalët lidhen me një legjendë të së kaluarës. Sipas legjendës, kur cari rus, Pjetri i Madh, pësoi humbje katastrofike në vitin 1700, në Betejën e Narvës ndaj suedezëve, ndihmësi ia dha një këshillë: Nënat ruse do të prodhojnë më shumë djem”.
Putini duket se e ka përqafuar këtë qasje, duke rikthyer çmimin "Nëna Heroinë", që kap vlerën e miliona rublave, që ndahet për gratë që i nisin djemtë në luftë. Ky çmim u vendos nga Stalini, në vitin 1944, për gratë që lindnin dhe rritnin mbi 10 fëmijë.
Kanë dalë raporte se Putini ka përdorur shantazh dhe ryshfet për të tërhequr sa më shumë njerëz drejt fronteve të luftës në Ukrainë.
Lirimet nga burgjet, pensionet e parakohshme, apartamente falas dhe përftime të tjera, janë mjetet që presidenti Putin po i përdor për t'i nxitur rusët të luftojnë. Para se Putini të dilte të konferencë për media (e para qëkur nisi pushtimi), ekspertët ushtarakë perëndimore thanë se presidenti rus do të mund të paralajmëronte mobilizim të ri.
Në fillim të shtatorit, lideri i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Alexander Khodakovsky, deklaroi se humbjet ruse në Ukrainë nuk po shkaktohen për shkak të mungesës së personelit ushtarak, por për shkak të “përdorimit të pakujdesshëm”, inteligjencës së dobët dhe mungesës së pajisjeve. Putini deklaroi të mërkurën se forcat ruse po luftojnë “në një linjë që është mbi 1000 kilometra e gjatë”.
E vërteta e pakëndshme qëndron tek ajo që Rusia është duke e humbur luftën.
Përshkallëzimi bërthamor
Kremlini zyrtar la të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore ndaj Ukrainës. Putini urdhëroi ushtrinë t'i vendoste forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë në gatishmëri të lartë, vetëm disa ditë pas nisjes së luftës.
Edhe
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
Por, me forcat ruse në litar, kërcënimi bërthamor i Putinit të mërkurën u bë shumë i qartë. Duke bërë pretendime të rreme për kërcënimet e supozuara bërthamore të NATO-s kundër Rusisë, Putini u mburr me armët atomike superiore të Moskës.
“Për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne padyshim do t’i përdorim të gjitha burimet e armëve që kemi në dispozicion”, tha Putini, duke shtuar se “ky nuk është një blof”.
Të martën, shtetet përfaqësuese të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, Republikat e vetëshpallura Popullore të Luhansk (LPR) dhe Donetsk (DPR), deklaruan se do të mbajnë referendume këtë javë për njohjen si pjesë e Rusisë. Një referendum u paralajmërua të mbahet edhe në Kherson dhe në rajonin e Zaporizhzhias.
Rruga pa krye
Nëse mobilizimi rus nuk arrin të shënojë progres, vendosja e armëve bërthamore rezulton të jetë e rrezikshme. Putini mund ta përcjellë mikun e tij në Korenë e Veriut (Kim Jong-un v.j.) për frymëzim dhe ta përqafojë modelin për një luftë të përjetshme. Putini mund të tërhiqet nga zonat e Ukrainës, për shkak se forcat e tij mund të mos i konsolidojnë trupat rreth Luhanskut, Donetskut, një pjese të Zaporizhzhias, Khersonit dhe Krimesë.
Më pas, ai mund të shpallë të fituar luftën, të eliminojë çdo grimcë mospajtimi brenda Rusisë, të përqafojë statusin e tij të paprekur në skenën globale dhe t'iu bëjë ballë kostove ekonomike të sanksioneve perëndimore. Nëse Putini vendos të ndjekë këtë rrugë, kjo do të jetë metodë e njohur në librat e tij “të lojërave në konflikte të ngrira”.
Më keq akoma, për Putinin do të ishte përballja me një gjykatë ndërkombëtare, si ajo e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, ose ta vuajë fatin e diktatorit libian, Muammar Gaddafi, që vdiq duke u lutur për mëshirë, pasi u kap nga rebelët në vitin 2011. Për pamjet e fundit të Gaddafit të gjallë, Putini pati deklaruar se ishin të rënda.
“Pothuajse e gjithë familja e Gadafit është vrarë, kufoma e tij u shfaq në të gjitha kanalet televizive globale – ishte e pamundur ta shikohej pa neveri”, pati deklaruar lideri rus.
Edhe
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
“Njeriu ishte i mbuluar me gjak, ende gjallë dhe ai po përfundonte”.
Për Putinin, ky do të ishte një fat më i keq se shkatërrimi i siguruar reciprokisht.