Uashingtoni dhe Moska kanë filluar diskutimet mbi projektet që lidhen me mineralet e rralla ruse, ka thënë kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, Kirill Dmitriev.
“Metalet e rralla të tokës janë një fushë e rëndësishme bashkëpunimi dhe, natyrisht, ne kemi filluar diskutimet për metale dhe projekte të ndryshme të mineraleve të rralla në Rusi”, ka thënë Dmitriev për gazetën ruse pro-Kremlinit “Izvestia”, raporton The Guardian.
Dmitriev, i cili ishte pjesë e ekipit negociator të Rusisë në bisedimet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite në shkurt, ka thënë gjithashtu se disa kompani kanë shprehur tashmë interes për projektet, pa hyrë në më shumë detaje.
“Izvestia” ka raportuar se bashkëpunimi mund të diskutohet më tej në rundin e ardhshëm të bisedimeve Rusi-SHBA që pritet të zhvillohet brenda dy javësh në Arabinë Saudite.
Në shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar se SHBA-ja mund të jetë e interesuar për të bërë kërkime të përbashkëta për depozitat e mineralet të rralla në Rusi, e cila ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të përdorura në lazer dhe pajisje ushtarake.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se SHBA-ja do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje për mineralet dhe burimet natyrore me Ukrainën.
-
Rusia dëshiron një marrëveshje me SHBA-në për mineralet e rralla ruse
-
Trump dhe liderët e Azisë Qendrore arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla
-
Ukraina dhe SHBA-ja me progres substancial për marrëveshjen për mineralet, njofton Kievi
-
Për herë të parë nga nisja e luftës, Rusia çon zyrtar të lartë në SHBA
-
Trump: Marrëveshja me Ukrainën për mineralet e rralla do të nënshkruhet së shpejti