Moska është duke konsideruar një marrëveshje potenciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gërmuar minerale të rralla në Rusi, sipas të dërguarit special të Putinit për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik dhe investime, Kirill Dmitriev, ka raportuar “BBC”.
Në komente të raportuara nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Dmitriev, i cili po ashtu është edhe kryesues i fondit sovran rus, ka thënë se depozitat ruse të mineraleve të rralla janë më të mëdha se ato të Ukrainës, dhe se Moska “do të donte të përfshinte kompani amerikane”.
Ai ka shtuar se shumë forca janë duke u munduar të largojnë përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nga rikthimi i dialogut me Rusinë, pa shtuar detaje.
Dmitriev po ashtu ka dhënë indikacione se do të punojnë me SHBA-në për eksplorimin e hapësirës, duke thënë se ka pritur të bisedojë me udhëheqësin e departamentit amerikan të efiçiencës qeveritare Elon Musk rreth fluturimit në Mars.
-
Rusia dhe SHBA-ja kanë nisur bisedimet për mineralet e rralla
-
Për herë të parë nga nisja e luftës, Rusia çon zyrtar të lartë në SHBA
-
Peskov: SHBA-ja dhe Rusia po përgatiten për bisedime të reja
-
Putini dhe i dërguari i Trumpit drejt bisedimeve vendimtare për Ukrainën në Moskë
-
Takimi i zyrtarëve të Trumpit me rusët në Miami nxit dilema për propozimin mbi Ukrainën