Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët pretendojnë për sulm të Ukrainës ndaj civilëve në Donetsk

Separatistët rusë që e kontrollojnë qytetin e Donetskut në Ukrainë, deklaruan se një market është bombarduar të enjten, duke i lënë tre civilë të vdekur. Siç raporton BBC-ja, nga sulm mbetën edhe disa të lënduar, ndërsa separatistët ua hodhën fajin ukrainasve.

Stafi i vetëshpallur i mbrojtjes territoriale të Donetskut bëri të ditur se sulmi ndodhi në marketin “Merkuriy”, në rrethin Kirovskyi.

Gjatë së enjtes, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka lëshuar një paralajmërim kërcënues për shtetet perëndimore, veçanërisht Britaninë e Madhe, për inkurajimin dhënë Ukrainës gjatë luftës.