Një sulm rus la të vdekur të paktën pesë civilë dhe plagosi pesë të tjerë të shtunën në qytetin lindor të Ukrainës, Kostiantynivka, bëri të ditur një guvernator rajonal.
Vadym Filashkin, guvernatori i Donetskut, njoftoi se ekipet dhe policia po punonin në vendin e sulmit, i cili ndodhi herët të shtunën, raporton Reuters.
“Ju bëj thirrje të gjithëve përsëri: kujdesuni për veten, evakuohuni”, shkroi Filashkin në aplikacionin e mesazheve Telegram, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth sulmit.
Kostiantynivka ndodhet afër zonës luftarake aktive në Donetsk, ku forcat ruse kanë lëvizur përpara prej muajsh.
Përparimi rus u përshpejtua javët e fundit ndërsa trupat e Moskës po kryejnë sulme të shumta në drejtim të qendrës strategjike logjistike të Pokrovskut.
-
Pesë të vdekur nga sulmi rus në Donetsk
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë
-
Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, raportohen disa të vdekur