Sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, kanë lënë të vdekur pesë persona dhe kanë lënduar nëntë të tjerë, raporton BBC.
Prokurorët rajonalë kanë thënë se trupat ruse kanë sulmuar zonat e banuara me civilë të Kostyantynivka, Pokrovsk, Lyman, Velyka Novosilka dhe të Dobropillia.
Dy bomba ajrore ishin lëshuar në fshatin e Ivanopillia në Kostyantynivka. Një burrë 89 vjeç mbeti i vdekur në shtëpinë e tij, përderisa katër burra të tjerë, 43, 57, 62 dhe 75 vjeç, morën lëndime të rënda në Pokrovsk dhe në fshatrat rreth Yablunivka, Lvivit dhe Kostyantynopilit.
Rusia e nisi luftën ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Deri tash, kontrollon 20 për qind të territorit ukrainas.
Artikuj të ngjashëm
-
Vriten pesë persona në Ukrainë nga një sulm rus
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur
-
Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë