Botë

Rusia akuzon Ukrainën se goditi supermarketin në Donetsk ku u vranë 2 persona

Rusia

Rusia e ka  akuzuar Ukrainën të premten për kryerjen e një sulmi me raketa në një supermarket në qytetin e kontrolluar nga Rusia në Donetsk të Ukrainës lindore.

Raportohet se sulmi vrau dy civilë dhe plagosi dy të tjerë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi hetuesit rusë të kenë thënë se një raketë HIMARS, me të cilat SHBA-ja e furnizoi Ukrainën, duket se është përdorur në sulm.

Pamjet e kamerave të postuara nga një ngasës aty pranë duket se tregojnë momentin kur supermarketi - i quajtur Moloko,  u godit.

Denis Pushilin, një zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia, akuzoi ushtrinë ukrainase se gjuajti HIMARS në zonë gjatë orëve të mëngjesit, raporton Reuters.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se ndërtesa të tjera dhe rreth 15 makina janë dëmtuar nga i njëjti sulm.

Pushilin ka theksuar në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram se një ndërtesë apartamentesh në qytetin Svitlodarsk në rajonin e Donetskut ishte goditur gjithashtu nga forcat ukrainase, duke vrarë një grua dhe duke plagosur katër persona të tjerë.