Tre ukrainas janë vrarë nga granatimet ruse në Ukrainën lindore, pas sulmit ajror pranë një duzine në Myrnograd. Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar sulmin të dielën, duke thënë se gjithashtu Moska ka kryer sulme me raketa në rajonin verilindor të Kharkivit.
“Tre persona vdiqën si rezultat i bombardimeve të sotme në rajonin e Donetskut”, ka thënë kreu i rajonit të sulmuar, Vadym Filashkin.
Dronë sulmues janë parë edhe në qendër dhe në jug të vendit, ka raportuar TheGuardian.
⚡️ Residents of Tosno in Russia's Leningrad Region have reported explosions
— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2024
Meanwhile, Russian media are claiming an attempted attack on a specific factory in St. Petersburg pic.twitter.com/k0fomj4sHM
Ndërsa, Rusia ka thënë se një grua është vrarë në granatimet ukrainase në një fshat kufitar.
“Si pasojë e një goditjeje direkte nga një predhë, një ndërtesë banimi mori flakë dhe një grua vendase vdiq. Burri i saj kishte djegie të mëdha dhe tani po merr kujdes të duhur shëndetësor”, ka thënë guvernatori i Kurskut, Roman Starobboyt.