Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët po përdorin dhunë te banorët e Khersonit, thotë një qytetar

Njerëzit në qytetin e Khersonit të Ukrainës janë bërë objektiv dhunë nga trupat ruse, ka thënë një banor i qytetit për CNN-in.

Ai tha se situata brenda qytetit është duke u përkeqësuar.

“Nuk mund të dalim jashtë”, ka thënë banori. “Burrat po merren nga shtëpitë”.

CNN ka parë një video të kolonës me vetura civile të shoqërua nga automjetet ruse.

“Dje 50 autobusë nga Krimea kaluan para nesh dhe u vendosën në administratën lokale”, shtoi banori, edhe pse CNN nuk ka verifikuar ende këtë.

Edhe Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës Botë Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës

Në një deklaratë të enjten, kreu i Administratës Shtetërore të Khersonit, Hennadii Lahuta, tha se rusët kishin “okupuar tërësisht” ndërtesën e administratës.

Inteligjenca britanike ka thënë të enjten se disa forca ruse kishin hyrë në Kherson.