Komandanti i forcave ruse në Ukrainë ka thënë se situata në qytetin jugor të Khersonit është e vështirë dhe banorët duhet të evakuohen.
Gjenerali Sergeri Surovikin tha se trupat ukrainas duke përdorur raketat Himars po godasin infrastrukturën dhe banesat e qytetit. Ai foli në televizionin shtetëror rus, shkruan BBC-ja të mërkure.
“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë së Khersonit”, tha ai.
Pranimi i tij i rrallë i problemeve të mëdha u bë jehonë nga një zyrtarë i lartë vendas.
Zyrtari rajonal i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov, paralajmëroi banorët e Khersonit se “në të ardhmen shumë të afërt” trupat ukrainase do të nisnin një sulm ndaj qytetit.
Edhe
Pas tërheqjes, Rusia rrit presionin mbi Khersonin
“Ju lutemi merrni seriozisht fjalët e mia - po flas për evakuimin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në shërbimin e mesazheve Telegram. Ai shtoi se njerëzit në bregun perëndimor të lumit Dnieper (i quajtur Dnipro në Ukrainë) ishin më të rrezikuarit.
Këtë e ka konfirmuar përmes një videomesazhi guvernatori i rajonit, Vladimir Saldo, i emëruar edhe nga Rusia.
Khersoni ishte qyteti i parë i madh që ra në duart e rusëve, në shkurt.
Forcat ukrainase kanë rimarrë në mënyrë të qëndrueshme territorin e afërt gjatë javëve të fundit. Ata janë shtyrë deri në 30 km (19 milje) në jug përgjatë Dnieper, duke kërcënuar të bllokojnë trupat ruse.
Edhe
Rusia bombardon bazën ushtarake ukrainase në Kherson
“Në tërësi situata në zonën e operacionit special ushtarak mund të përshkruhet si e tensionuar”, tha gjenerali Surovikin.
Khersoni është i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas që është pushtuar nga rusët në pushtimin e tyre. Kremlini tani pretendon se Khersoni dhe tre rajone të tjera të Ukrainës janë pjesë e Rusisë - një pretendim i refuzuar ndërkombëtarisht.