Parlamenti rumun unanimisht ka pranuar propozimin e presidentit të vendit që të mbahet referendumi rreth reformave anti-korrupsion.
Qeveria rumune pas protestave masive, ka tërhequr nga procedura propozimin e ligjit kundërthënës, i cili do të mbronte shumë zyrtarë nga ndjekja penale shkaku i korrupsionit.
Krijuesi i këtij propozimi, ministri i Drejtësisë javën e shkuar ka dhënë dorëheqje, derisa theksoi nevojën e uljes së tensionimit në këtë shtet me 20 milionë banorë.
Presidenti Klaus Iohannis, ish-lider i partisë opozitare të qendrës së djathtë dhe kritik i këtij ligji diskutabil, tani duhet të konfirmojë kornizën kohore për mbajtjen e referendumit. Ai duhet të konfirmojë vullnetin e popullit lidhur me këtë çështje.
-
Referendum në Rumani për reformat në gjyqësor
-
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
- Rumunët kundërshtojnë ndryshimin e legjislacionit anti-korrupsion
-
BE e shqetësuar për reformat e kundërshtuara gjyqësore në Rumani
-
Kandidati që humbi zgjedhjet në Rumani kërcënon se do të kërkojë anulimin e tyre