Bruksel, 24 janar – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu sot shqetësimin e tij përballë reformave të kundërshtuara gjyqësore, të ndërmarra në Rumani.
“Ne po ndjekim me shqetësim zhvillimet e fundit në Rumani. Pavarësia e sistemit gjyqësor rumun dhe kapaciteti për të luftuar në mënyrë efikase kundër korrupsionit janë gurët themelorë të një Rumanie të fortë brenda Bashkimit Evropian”, konfirmoi ai në një komunikatë të përbashkët me zëvendëspresidentin, Frans Timmermans.
Parlamenti rumun, dominuar nga social-demokratët (PSD), miratoi në fund të dhjetorit tre propozime që rritën frikën për një ulje të pavarësisë së gjyqtarëve dhe një shtrëngim të avantazheve të Prokurorisë anti-korrupsion, shumë aktive në ndjekjen penale të deputetëve të dyshuar për korrupsion.
Më shumë se 30 000 rumunë manifestuan të shtunën në Bukuresht dhe një dhjetëra qytete të mëdha për t’i thënë “jo” korrupsionit.
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
-
Turistët në Bukuresht marrin me qira banesa “të rrezikshme”
-
Raporti i PE-së: Mbështetje për rrugën evropiane dhe pavarësinë e Kosovës, shqetësim për polarizimin politik
-
Medvedev kërcënon Evropën pas sulmit në Rumani: Gjumi i qetë ka marrë fund