Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumunët kundërshtojnë ndryshimin e legjislacionit anti-korrupsion

Rumunët i kundërshtuan masat që konsiderohet se e bëjnë më të vështirë luftën kundër korrupsionit shtetëror.

Votimet që u mbajtën të dielën ishin për ndryshimin e legjislacionit anti-korrupsion dhe ndryshme të tjera në gjyqësor, që u propozuan nga Partia qeverisëse e Social-Demokratëve.

Me tri të katërtat e të gjitha fletëvotimeve të numëruara, më shumë se 80% e votuesve iu përgjigjën me "po" dy pyetjeve të referendumit.

E para ishte: A e mbështesni ndalimin e amnistisë dhe faljes në rastet që lidhen me korrupsionin, ndërsa e dyta: A e mbështesni ndalimin e miratimit nga qeveria të urdhrave të jashtëzakonshëm në fushën e krimeve, dënimeve dhe organizimit gjyqësor?

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 41%, ndërsa kërkohej mbi 30% për ta bërë referendumin të vlefshëm, transmeton rel.

Presidenti i qendrës, Klaus Iohannis, i cili e ka thirrur referendumin, tha se kjo është "një votë e qartë për drejtësinë e vërtetë".

"Asnjë politikan nuk mund të injorojë votën tuaj të qartë për një gjyqësor të pavarur", tha ai.

Edhe Referendum në Rumani për reformat në gjyqësor Botë Referendum në Rumani për reformat në gjyqësor

Mijëra rumunë protestuan në shkurt, pasi qeveria e majtë kaloi pa ndonjë debat publik një masë emergjente, e cila, sipas kritikëve, e kufizon pavarësinë e prokurorëve.

Prejse mori pushtetin dy vjet më parë, Partia Social-Demokrate bëri disa ndryshime legjislative dhe të personelit, duke ngritur shqetësime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për sundimin e ligjit në Rumani.

Partia Social-Demokrate ka qenë edhe kundër referendumit.