Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se Ngushtica e Hormuzit është ekuivalenti i një arme bërthamore ekonomike që Irani po përpiqet ta përdorë kundër botës.
"Ata po mburren se si mund të mbajnë peng 25% ose 20% të energjisë botërore", ka thënë Rubio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Imagjinoni sikur të njëjtët njerëz të kishin qasje në një armë bërthamore", ka thënë Rubio për Fox News.
Rubio ka shtuar se lidershipi i Iranit është thellësisht i përçarë dhe ende po ndjek një qasje të ashpër ndaj qeverisjes.
"Ata janë të gjithë të linjës së ashpër që e kuptojnë se duhet të drejtojnë një vend dhe një ekonomi, dhe ka të tillë që janë plotësisht të motivuar nga teologjia", ka shtuar Rubio.
Administrata Trump duket se nuk do të pranojë ofertën e fundit të Iranit për t'i dhënë fund luftës dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-ja heq bllokadën ndaj porteve të tij.
Refuzimi i SHBA-së për këtë propozimi sipas burimeve lidhet me pikën e cila kërkon që diskutimet mbi programin bërthamor të Republikës Islamike të shtyhen.
Trumpi ka shkruar të martën në “Truth Social” se Irani e kishte njoftuar se ndodhet në “gjendje kolapsi”. Mirëpo ai nuk ka treguar se si e kishte marrë këtë njoftim.