Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë të dielën se një armëpushim Rusi-Ukrainë është ende i mundur, por se "mënyra më e mirë për t'i dhënë fund këtij konflikti është përmes një marrëveshjeje të plotë paqeje".
Rubio ka shtuar se sanksionet ndaj Rusisë nuk do të jenë të mjaftueshme për t'i dhënë fund luftës.
"Ata përballen me pasoja çdo ditë. Por në fund të fundit, kjo nuk e ka ndryshuar drejtimin e kësaj lufte.
Kjo nuk do të thotë se këto sanksione janë të papërshtatshme. Do të thotë se nuk e kanë ndryshuar rezultatin e saj”, ka deklaruar Rubio në një intervistë që u transmetua në emisionin "Meet The Press" të NBC-së të dielën.
E ardhmja e Ukrainës mund të varet nga një takim në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sjell me vete një grup të jashtëzakonshëm udhëheqësish evropianë për t'i treguar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një front të bashkuar kundër Rusisë.
Në takimin me Trumpin do të jenë ndër të tjerë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe kryeministri i Britanisë, Keir Starmer.