Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rruga e mëndafshtë e martesave të përziera

Kur terri ia merr anën dritës me diellin që fshihet prapa maleve me dëborë, Yerbolat dhe May Ospanov ulen në kanapenë e hirtë. May ia kap duart Yerbolatit, i cili i ka lidhur të vetat mbi gjunjë. Pastaj si të ishin koordinuar si në grupet e recituesve në shkollë, me saktësi të jashtëzakonshme listojnë vendet ku kanë jetuar. Janë shtete të ndryshme anembanë botës. Tani jetojnë në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit.

Qe njëzet vjet martesë të lumtur, çifti asnjëherë nuk kishte pritur se do të shërbente si urë për hendekun kulturor. Dy vendlindjet e tyre – Kina dhe Kazakistani – kanë kufi të përbashkët prej rreth njëmijë e pesëqind kilometrash dhe raportet përherë në ngritje vitale në aspektin politik, shkruan “Koha Ditore”. Megjithatë në terren, po rritet mosbesimi i Kazakistanit ndaj rolit të Pekinit në fqinjin e Azisë Qendrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çiftet model

Së fundi, megjithëse në numër të ulët, por vazhdimisht në ngritje, çiftet kinezo-kazake mund të ndihmojnë për t’iu kundërvënë kësaj logjike. Njohja e tyre intime e botës së njëri-tjetrit po i davarit paragjykimet e vjetra dhe me të drejtë po u jep frymë e energji të re ambicieve dypalëshe të shteteve të tyre.

Yerlobat u takua me Metin gjatë një udhëtimi biznesi në Hong-Kong më 1994. Bashkimi Sovjetik ishte prishur para tre vjetësh, dhe ai ishte ngarkuar me hapjen e një qendre tregtare private në Kazakistanin e porsapavarësuar. May, distributore e autorizuar e fabrikave të tekstilit nga Kina kishte udhëtuar anembanë vendit të saj me Yerbolatin, duke parë fabrikat e mëdha dhe duke kryer porosi për mallrat që do të kalonin kufirin perëndimor. Pas tre vjetësh, ata u martuan dhe vendosën të jetonin në Alamaty.

Image

“Jo shumë vajza kineze do të zhvendoseshin në Kazakistan më 1997”, thekson May, duke ia hedhur burrit një shikim sfidues. “Mendoj se ne jemi pak më ndryshe. Ai nuk është kazak konvencional, dhe unë nuk jam aspak vajzë konvencionale kineze”.

Në të vërtetë, afiniteti i tyre po mundohet ta fashit atë që po quhet sinofobi e që ka nisur të shpërfaqet në Kazakistan në dy dekadat e fundit për shkak të zhvillimeve të bujshme ekonomike e tregtare të dy gjigantëve të mëdhenj të Azisë qendrore. Kina është bërë investitori më i madh në Azinë Qendrore, me Kazakistanin që sfidon Nismën e Rrugës së Mëndafshtë përgjatë shteteve që dikur rriheshin prej tregtarëve e vizitorëve nga anembanë bota. Kina ka nisur jetësimin e një projekti madhor të frymëzuar prej Rrugës së vjetër të Mëndafshit që ka qenë thelbi i politikës së jashtme të presidentit Xi Jimping prej ardhjes së tij në krye më 2013. Njëherësh, një popullsi në rritje dhe një segment përherë më i zëshëm i Kazakistanit prej 18 milionë banorësh kanë shprehur shqetësim kundrejt ambicieve kineze në Euroazi. Kazakët druajnë se qytetarët kinezë po blejnë toka bujqësore dhe po mundohen të marrin kontrollin e naftës, gazit dhe burimeve të tjera të çmuara në vend... (më gjerësisht lexoni në numrin festiv të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)