Së paku 14 persona kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur pas vërshimeve më të rënda që janë parë në Malajzi me dekada, raporton BBC.
Pas tri ditëve reshje të shumta shiu, u shkaktuan vërshime, në qytete e fshatra.
Qeveria është kritikuar se nuk ka lëshuar paralajmërime me kohë dhe ka reaguar ngadalë.
Ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tepër pasi po vazhdojnë të gjenden trupa.
Të hënën, afro 51 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Shumica prej tyre janë nga Pehang në bregun lindor të gadishullit Malay, një nga shtetet që është goditur më së rëndi.
Artikuj të ngjashëm
-
16 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Malajzi
-
Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese në Azi
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi