Një aeroplan luftarak amerikan është rrëzuar në Detin e Kuq, në atë që po vlerësohet se ishte “goditje aksidentale”, ka njoftuar Ushtria amerikane, raporton “BBC”.
Piloti dhe bashkëpiloti në aeroplanin “US Navy F/A – 17 Hornet” dolën sigurt dhe shpëtuan me lëndime të vogla, ka njoftuar Komanda Qendrore.
Incidenti erdhi derisa SHBA-ja kreu një sërë sulmesh ajrore kundër depove të raketave dhe infrastrukturës së Houthive në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se janë shkatëruar disa dronë të Houthive dhe një raketë anti-anije.
“Kryqëzori i drejtuar me raketa USS Gettysburg, i cili është pjesë e Grupit të Strike Carrier USS Harry S Truman, gabimisht qëlloi dhe goditi F/A-18”, tha Centcom në një deklaratë. Ngjarja ishte duke u hetuar.
Nuk dihet nëse aeroplani i rrëzuar ishte përfshirë në operacionin në Jemen.
-
SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Houthit
-
Ushtria amerikane rrëzon dronë të lëshuar nga zonat që kontrollohen nga grupi Houthi
-
Sulmohet një anije në Detin e Kuq, raportohet për tre të vdekur
-
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan
-
Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian