Ukraina ka akuzuar ushtrinë ruse për kidnapimin e banorëve në rajonin e Khersonit dhe se i ka mbajtur ata në “dhomat e torturës”, shkroi The Guardian të martën.
Tamila Tacheva, përfaqësuese e presidencës ukrainase në Krime, ka thënë se ka informacione për 600 persona të mbajtur.
“Sipas informacionit tonë, rreth 600 persona po mbahen në bodrume të pajisura posaçërisht, në dhoma torture, në rajonin e Khersonit”.
Rreth 300 persona “janë në bodrum” në Kherson dhe të tjerët janë në të tjera hapësira në rajon, ka thënë ajo.
“Ata po mbahen në kushte çnjerëzore dhe janë viktima të torturës”.
Edhe
Ukraina pretendon se qindra ukrainas po mbahen peng në Kherson në “dhomat e torturës”
Tacheva tha se të dënuarit janë kryesisht gazetarë dhe aktivistë që kanë organizuar tubime pro-ukrainase në rajon pasi trupat ruse okupuan territorin, ashtu si edhe të burgosur të luftës.
Repr Ukraine's President in Crimea: in Kherson region about 600 people abducted by russia's invaders.They're facing inhuman treatment&torture. Some (both civilians &POWs) are taken to Crimea. Abducted people from the Zaporizhzhia region are also being taken to Crimea pic.twitter.com/TFP2iI5FYW
— Ukrainian Mission to OSCE & UN in Vienna (@UKRinOSCE) June 7, 2022