Hetuesit ukrainas thanë se kanë gjetur gjurmë të krimeve të rënda të kryera nga forcat ruse në territoret e çliruara të rajonit së Khersonit, raportoi BBC-ja të enjten.
Zyra e Prokurorit shkroi se janë gjetur nëntë dhoma të torturës, ku ushtarë ukrainas dhe banorë të zonës u maltretuan dhe u vranë. Janë gjetur edhe trupat e 432 civilëve të vrarë.
“Është konfirmuar prania e nëntë dhomave të torturës në territorin e çliruar të rajonit Kherson. Janë gjetur edhe trupat e 432 civilëve”, deklaroi prokurori Andriy Kostin.
Ai theksoi se shumica e zonës së Khersonit është e minuar, ndërsa sulmet me mortaja po vazhdojnë nga pozicionet e Rusisë.
Kostin tha se 12 grupe hetimore po punojnë në këtë zonë, për t’i evidentuar krimet ruse.
Edhe
Rusia raporton 27 viktima nga sulmi ukrainas
Rusia është akuzuar për masakra të mëdha në disa territore ukrainase, që nga 24 shkurti kur nisi pushtimi. Ndër masakrat më të mëdha pranë Kievit është ajo e Buchas, ku trupat e mijëra civilëve u gjetën të masakruar.
Një pjesë e disave ende nuk janë gjetur.