Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zbulohen “dhomat e torturave” në Khersonin e çliruar

Hetuesit ukrainas kanë zbuluar një “dhomë torture” të pretenduar në Kherson ku dhjetëra burra pretendohet se janë mbajtur, janë torturuar, rrahur dhe disa janë vrarë.

Policia ka thënë se ushtarët rusë morën qendrën e paraburgimit për të mitur në mars dhe e kthyen atë në burg për burrat të cilët refuzuan të bashkëpunonin ose akuzoheshin për aktivitete partizane, shkroi The Guardian.

Tre fqinjë dhe dy shitës lokalë thanë se kishin filluar të dëgjonin të bërtitura rreth gjashtë javë pasi panë ushtarët rusë ta merrnin nën kontroll ndërtesën. Dëshmitarët thanë se ata filluan të shihnin njerëz të çoheshin aty me çanta në duar, dhe disa trupa që largoheshin.

Mykola Ivanovych, ballkoni i së cilës është nga oborri i pasmë i qendrës së paraburgimit, tha se pa dy trupa të hedhur në garazhet prapa qendrës.

“Ata dilnin të rrahur... komplet të çorientuar”, tha Ira, e cila ka një kioskë jashtë qendrës. “Ata vinin këtu dhe pyesnin për lokacione dhe ne u jepnim para për autobus”.

Edhe Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë Botë 5 muaj më parë Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
Image

Dëshmitarët kanë thënë se kurrë nuk panë fytyrat e burrave që kishin kontrollin në qendër, dhe se ata visheshin në zi nga këmbët te koka.

Ushtarët rusë shkuan në shtëpinë e të moshuarit, Vitaliy Serdiuk, në gusht. E kthyen mbrapsht vendin dhe qëlluan në ajër kur fqinjën protestuan.

Serdiuk u rrah aq keq për katër ditë sa u mbajt, sa bashkëshortja e tij, Elena, ka thënë se ai ka frikë të dalë nga shtëpia që dy muaj.

Atij iu tha se rrahjet iu bënë për djalin e tij, një ushtar në ushtrinë ukrainase. Djali i tij, i cili ishte në Kherson gjatë okupimit, u plagos së fundmi teksa po luftonte.

Zhenia Dremo, specialist i TI-së, u godit në ballë në një postbllok sepse nuk kishte cigare që t’ua jepte ushtarëve, ndërsa shenja ende i rri në ballë. Rusët e çuan më pas në qendër.

“Ata më rrahën pak, isha me fat”, tha Dremo, “por shokët e qelisë u rrahën keq”. Ai tha se ushtarët rusë “lidhën një elektro-shufër në organet gjenitale të shokut të qelisë. Më pas, për dy orë rrija ulur dhe e dëgjoja që bërtiste”.

Edhe Çdo hap mund të jetë i fundit: Jeta nën dronët rusë në Kherson Botë 5 muaj më parë Çdo hap mund të jetë i fundit: Jeta nën dronët rusë në Kherson

Dremo tha se pa vetëm njerëzit në qelinë e tij, por ishin tetë në të dhe ndryshonin vazhdimisht. Ai shtoi se kishte dëgjuar se ishin 23 qeli në total, e që mund të kenë qenë 180 persona të mbajtur aty.

“Kishte edhe gra aty”, tha Dremo. “Ishin të paktën dy qeli grash. Kishim një shoqe, Anna, që ishte aty. Ajo nuk u përdhunua, por ata ia rruan kokën”.