Në balotazhin e 24 prillit, pritet të garojnë përsëri presidenti Emanuel Macron dhe nacionalistja Marine Le Pen. Por, ndryshe nga zgjedhjet e para pesë vjetësh kur Macroni kishte epërsi bindëse qysh në rundin e parë, sivjet gara është fort e ngushtë. Francezët kanë zgjedhur sot njërin prej 12 kandidatëve presidencialë.
Anketimet e fundit tregojnë se Macroni ka 26 për qind të mbështetjes, pasuar nga Le Pen me 25 për qind. Vetëm në ditët e fundit, presidenti aktual ka intensifikuar fushatën pasi ka parë ngritjen e madhe të mbështetjes për kandidaten e së djathtës ekstreme.
Anketimet kanë parashikuar se 27 për qind nuk do të dalin të votojnë. Më e ulëta ishte në vitin 2002, kur 28 për qind e votuesve nuk dolën në raundin e parë të zgjedhjeve, kur presidenti Jacque Chirac po përballej me Jean-Marie Le Pen. Lideri i atëhershëm i së djathtës ekstreme ishte mposhtur nga Chiracu në raundin e parë të zgjedhjeve.
Kandidatët konservatorë për zgjedhjet presidenciale të Francës mbajtën tubimet e tyre të fundit në Paris dhe Lyon, duke bërë fushatë për çështjet përfshirë emigracionin, sigurinë dhe ekonominë.
Eric Zemmour, ish-moderator televiziv, oferta e të cilit për presidencën bazohet tërësisht në çështjen e migracionit, qëndron në vendin e katërt në sondazhe, pas liderit të së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon.
Zemmour, 63 vjeç, i cili është dënuar vazhdimisht për gjuhën e urrejtjes, të enjten iu drejtua mbështetësve të tij të rinj në Paris.
Ai ka premtuar se do t’u japë fund ndihmave sociale për të huajt jo-evropianë dhe se do të hiqte ligjin për bashkim familjar. Përveç këtyre, Zemmour ka thënë se do të krijonte forcën ushtarake të rojave bregdetare për të ndaluar ardhjen e refugjatëve nga deti.
Edhe
Le Pen: Do të kandidoj për presidente të Francës
Rivalja e tij konservatore, që përfaqëson partinë republikane, Valérie Pécresse, mblodhi simpatizantët e saj në Lyon.
Ajo ka kërkuar ndalimin e shamive myslimane për vajzat e reja dhe në klubet sportive. Pécresse planifikon të vendosë kuota imigrimi. Përfitimet për strehim dhe familje do t’u jepen të huajve vetëm pesë vjet pasi të mbërrijnë legalisht në vend.
Macroni shpreson se në balotazh do të ketë përkrahjen e votuesve të moderuar të kandidatëve konservatorë, siç janë republikanët, por edhe të socialistëve.
-
Apeli zbut dënimin e Le Penit, i mundësohet kandidimi në zgjedhjet presidenciale
-
Gjyqi i Le Penit përfundon sot por kandidatura e saj presidenciale mbetet në rrezik
-
SHBA-ja u përpoq të punonte kundër ndalimit të Le Penit nga zgjedhjet në Francë
-
Fati politik i Le Penit “në fije të perit” ndërsa fillon apelin