Francezët do të votojnë të dielën në balotazh për t’u përcaktuar nëse duan t’i japin Emmanuel Macronit një mandat të tjetër pesëvjeçar, apo ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, raporton BBC.
Në sondazhe Macron shihet favorit për të fituar edhe një mandat.
Për të arritur të dy garuesit duhet të sigurojnë përkrahjen e votuesve të kandidatëve tjerë që ishin në raundin e parë.
Përballë për postin e presidentit të Francës janë dy figura krejt të ndryshme.
Macroni nga kritikuesit e tij cilësohet si arrogant dhe president i të pasurve, ndërsa liderja e krahut ekstrem të djathtë, Le Pen, akuzohet për lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Edhe
Le Pen: Do të kandidoj për presidente të Francës
Macron kishte marrë pushtetin me premtimet për ndryshime të mëdha, por shumë ankohen se ato ndryshime ende nuk i kanë parë. Mandati i tij si president është karakterizuar me protesta, pandeminë COVID-19 dhe tash me rritjen e kostos së jetesës.
Le Pen ndërkohë ka mësuar nga gabimet që kishte bërë në vitin 2017, kur ishte mposhtur nga Macron në balotazh.
Është hera e tretë që Le Pen po garon për postin e presidentes së Francës dhe nëse dështon të fitojë mund të jetë hera e fundit.
E panjohura më e madhe në këto zgjedhje është se sa votues do të refuzojnë të përkrahin kandidatët, duke mos dalur fare në zgjedhje apo duke e dorëzuar të pa plotësuar fletëvotimin.
Shumica e Francës është në pushime dhe dalja mund të jetë shumë e ulët.
Edhe
Apeli zbut dënimin e Le Penit, i mundësohet kandidimi në zgjedhjet presidenciale
Fushata ka qenë e shkurtër por zgjedhja e votuesve është e qartë, mes një presidenti që cilësohet pro-evropian dhe një kandidate nacionaliste që synon të ndalojë shamitë dhe të kufizojë imigrimin.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 8:00 dhe do të qëndrojnë të hapura për 12 orë.