Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rikthimi i koronavirusit në Kinë ka nisur muaj më parë

Qendra kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse ka bërë të ditur se rastet e reja me koronavirus në këtë vend mund të kenë filluar një muaj më herët sesa mendohet.

Kina shtrëngoi masat për parandalimin e koronavirusit, por megjithëkëtë janë raportuar më shumë se 150 të infektuar të rinj.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka njoftuar po ashtu se përhapja mund të mos ketë nisur në maj dhe qershor, por shumë më herët.

Rastet asimptomatike besohet se janë përgjegjëse për nisjen e valës së dytë që aktualisht ka mbërthyer Kinën.

Në Pekin janë raportuar 21 raste të reja, 10 më pak sesa të mërkurën. Dy raste të reja janë raportuar edhe në provincën Hubei. Të dy rastet janë kontakte që lidhen me përhapjen në kryeqytetin kinez.