Numri i rasteve të reja me koronavirus është trefishuar në rajonin verilindor të Kinës, duke detyruar autoritetet e Shangait që të ndërpresin shërbimet e autobusëve.
Njëherësh, qytetarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Ngritja e fundit e rasteve së fundmi në Kinë është një ndryshim i madh krahasuar me vendet e tjera të botës, që kanë shfuqizuar masat pas uljes së madhe të rasteve. Por, zyrtarët kinezë kanë thënë se nuk do të kenë fare tolerancë, duke mbyllur edhe qytete të tëra pas raportimit për raste të reja.
Pekini ka thënë se do të vazhdojë strategjinë e luftimit të pandemisë pavarësisht kostos së madhe ekonomike të mbylljes dhe izolimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Pekini po mbyll parqet e muzetë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19
-
Koronavirusi kthehet fuqishëm në vendin ku shpërtheu
-
Kina ashpërson masat pas shenjave të një vale të re pandemie
-
Epidemiologët paralajmërojnë rritje të rasteve me COVID-19 në Kinë
-
Rritet numri i rasteve me COVID-10 në Pekin pas lehtësimit të masave