Autoritetet kineze të shëndetësisë kanë thënë të martën se vendi do të respektojë me besnikëri politikën e vet për zero tolerancë kundër COVID-19, sepse strategjia ka rezultuar e suksesshme.
Vendi aziatik po përballet me ngritjen më të shpejtë të rasteve prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dy vjet më parë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë dy javëve të kaluara janë raportuar më shumë se 10 mijë raste të reja.
28 qytete kanë regjistruar ngritje enorme të rasteve. Një variant i ri i Omicronit po teston politikën e sertë kineze kundër pandemisë që rrënjët i ka në fillim të vitit 2020 në Vuhan të Kinës.
Pekini ka vlerësuar se qasja e deritanishme ka rezultuar efikase. Ajo përfshin izolime qytetesh e karantina të detyrueshme pavarësisht prej kostos ekonomike në ekonominë me ngritjen më të madhe.
-
Alarmohet Kina nga varianti i ri i COVID-19, mund të çojë në 65 milionë raste për një javë
-
OBSH-ja pretendon se spitalet në Kinë po mbushen gjithnjë e më shumë shkaku i COVID-19
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Pekini po mbyll parqet e muzetë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19
-
Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19