Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se spitalet në Kinë po mbushen gjithnjë e më shumë për shkak të valës së re të COVID-19, e cila ndodhi pas lehtësimit të masave të shumta që ishin në fuqi, shkruan CNN.
Shefi i urgjencës së OBSH-së, Michael Ryan, ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv (ICU) ishin plot, pavarësisht se zyrtarët thanë se numrat ishin "relativisht të ulët". Të dhënat zyrtare në Kinë tregojnë se askush nuk vdiq nga koronavirusi të mërkurën, por ka skepticizëm për ndikimin aktual të sëmundjes.
Ditët e fundit, spitalet në Pekin dhe qytete të tjera janë mbushur plot pasi rritja e fundit e rasteve ka goditur Kinën. Që nga viti 2020, Kina ka futur masa të rrepta si pjesë e politikës së saj “zero-Covid”.
Qeveria hoqi shumicën e këtyre masave dy javë më parë pas protestave të mëdha kundër kontrolleve të rrepta.
Numri i rasteve është rritur ndjeshëm që atëherë, duke rritur frikën për një shkallë të lartë të vdekjeve te të moshuarit, të cilët janë veçanërisht të prekshëm.
Edhe
Si po e trajton Kina rritjen e fundit të rasteve me COVID?
Pavarësisht rritjes, shifrat zyrtare tregojnë se vetëm pesë persona vdiqën nga COVID-19 të martën dhe dy të hënën. Kjo bëri që Ryan t'i bënte thirrje Kinës që të jepte më shumë informacion mbi shpërthimin e fundit të virusit.
Kina ka zhvilluar dhe prodhuar vaksinat e veta që janë provuar të jenë më pak efektive në mbrojtjen e njerëzve nga infektimi dhe vdekja të lidhura me COVID-10 sesa vaksinat mRNA të përdorura në pjesën më të madhe të botës.