Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinës që të vazhdojë të publikojë informacione në lidhje me valën e infeksioneve COVID-19.
Thirrja vjen pasi qeveria kineze njoftoi për gati 60,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i dhjetorit, pas javësh shqetësimesh se nuk po ndante informacion me botën për atë po ndodhte.
Njoftimi dha shifrat e para zyrtare që kur Partia Komuniste në pushtet hoqi papritur kufizimet për frenimin e virusit, pavarësisht nga një rritje infeksionesh që mbushën spitalet.
Në një deklaratë të OBSH-së thuhet se informacioni i hollësishëm i hap rrugën të kuptuarit më të saktë të përmasave të epidemisë. Organizata i kërkoi gjithashtu Kinës që të vazhdojë të ndajë këtë lloj informacioni që deri tani ka qenë i kufizuar.
-
OBSH-ja i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus
-
OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in
-
Për katër javë, 60 mijë njerëz në Kinë vdiqën nga COVID-19
-
OBSH-ja pretendon se spitalet në Kinë po mbushen gjithnjë e më shumë shkaku i COVID-19
-
OBSH: COVID-19 mbetet emergjencë globale