Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të martën se COVID-19 mbetet një emergjencë globale, gati dy vjet pasi u shpall për herë të parë, shkruan Reuters.
Komiteti i Emergjencave, i përbërë nga ekspertë të pavarur, ka thënë në një deklaratë se rastet në rritje, evolucioni i vazhdueshëm viral dhe presioni mbi shërbimet shëndetësore në një numër vendesh nënkuptonin që situata ishte ende një emergjencë.
Rastet e raportuara në OBSH ishin rritur me 30% në dy javët e fundit, megjithëse rritja e imunitetit të popullsisë, kryesisht nga vaksinat, ka bërë që të ketë ulje të rasteve nga shtrimet në spital dhe vdekjet, thuhet në deklaratën e komitetit.
"COVID-19 nuk është afër fundit", ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale për shtyp nga Gjeneva pas njoftimit.
Rasti i parë me COVID-19 u konfirmua në Wuhan të Kinës në nëntor të vitit 2019.
-
Merr fund COVID-19, OBSH-ja thotë se nuk paraqet më urgjencë
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm
-
OBSH-ja thirrje Kinës që të japë më shumë informacione për COVID-19
-
OBSH-ja vendos më 27 janar nëse COVID-19 paraqet ende emergjencë globale
-
OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in