Kina është vërshuar nga një valë e re e infektimeve me koronavirus, e cila është vlerësuar si e ndërlidhur me një shkollë fillore në krahinën Fujian.
Sipas raportimeve, shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të babait të një nxënësi që rezultoi pozitiv gjatë javës së kaluar.
Autoritetet në Fujian kanë urdhëruar që të gjithë mësuesit dhe nxënësit të testohen brenda një jave, pasi që mbi 100 raste të infektimit u raportuan brenda katër ditësh.
Vala e fundit është regjistruar rreth një muaj pasi që Kina e frenoi shpërthimin e sëmundjes në Nanjing, qyteti më i madh i krahinës, pas Wuhanit.
Qyteti Putian me mbi tre milionë banorë besohet të jetë një nga vendet më të goditura nga vala e re.
Autoritetet kanë njoftuar se babai i nxënësit të shkollës, i cili i dha hov përhapjes së virusit, kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 pas kthimit nga Singapori. Nuk është ende e qartë nëse ai është infektuar jashtë vendit. \ AP
-
Koronavirusi kthehet fuqishëm në vendin ku shpërtheu
-
Kina “blindon” një qytet të tërë sherri i përhapjes më të madhe të COVID-19
-
Kina dhe Japonia të shqetësuara me shpërthimin e ri të rasteve me COVID-19
-
Epidemiologët paralajmërojnë rritje të rasteve me COVID-19 në Kinë
-
Kina, me valë të re virusi, kalon në mësim online