Ishin skena të tmerrshme saqë një polic i Capitolit i kishte përshkruar si “mesjetë”. Një tjetër i ishte referuar si udhëtim drejt ferrit. Më shumë se 100 policë ishin lënduar, dhjetëra të tjerë u rrahën me armët e tyre.
Dhe pothuajse një vit më vonë një pakicë republikanësh kujtojnë sulmin ndaj Capitolit prej mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump. Vetëm katër në dhjetë prej tyre e kanë përshkruar si sulm skajshmërisht ose tepër të dhunshëm, ka treguar një anketim i kryer nga AP dhe Qendra për matje për çështje publike, NORC, raporton AP.
Rreth tre në dhjetë republikanë mendojnë se sulmi nuk ishte i dhunshëm dhe rreth tre në dhjetë thonë se në njëfarë forme ishte i dhunshëm. Në përgjithësi rreth dy të tretat e amerikanëve e kanë përshkruar 6 janarin si ditë tepër ose skajshmërisht të dhunshme, përfshirë nëntë në dhjetë demokratë. Të dhënat reflektojnë polarizimin politik në Shtetet e Bashkuara.