Presidenti rus, Vladimir Putin, ka filluar vizitën në Turkmenistan të premten, ndërsa ka folur në një forum ndërkombëtar me liderët e Azisë Qendrore dhe presidentin e Iranit.
Kremlini ka thënë se Putini do të diskutojë për situatën në Lindjen e Mesme me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, në margjinat e forumit në kryeqytet, Ashgabat, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska dhe Teherani kanë nënshkruar një marrëveshje 1.7 miliardë dollarëshe që Irani të eksportojë dronë në Rusi, pas vendimit të Putinit për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Në forum marrin pjesë edhe liderë tjerë përfshirë presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe krerët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.
Në hapje të forumit, Putini përsëriti se do që të ndërtojë “një rend të ri botëror” me miqtë dhe partnerët e Rusisë.