Presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar me kryeministrin indian, Narendra Modi, të premten gjatë një samiti dhe ranë dakord për zgjerimin e lidhjeve tregtare, derisa SHBA-ja po i bën presion Indisë që ta rishikojë partneritetin me Rusinë.
Samiti Rusi-Indi u mbajt në një moment kritik kur SHBA-ja po shtyn përpara një marrëveshje paqeje në Ukrainë ndërsa kërkon bashkëpunim nga shtetet tjera, raportoi AP.
Pas bisedimeve, Putini dhe Modi njoftuan se India e Rusia kanë finalizuar programin e bashkëpunimit ekonomik për deri në vitin 2030. Po ashtu njoftuan për forcimin e lidhjeve në energji.
Putini ka thënë se të dyja shtetet kanë një marrëdhënie të fortë mes vete sa i përket bashkëpunimit ushtarako-teknik.
Ata kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fund të bisedimeve zyrtare.
-
Trumpi thotë se Modi është pajtuar të mos blejë naftë ruse
-
Momenti kur Putini dhe Modi shkrihen së qeshuri me Xi-në
-
Kina dhe India zotohen të jenë partnerë, jo rivalë
-
Putin dhe Modi në Kinë për samitin rajonal të sigurisë
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve