Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë dy prej emrave kryesorë nga liderët që po marrin pjesë në samitin e sigurisë rajonale, të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili po mbahet në Kinë.
Lideri rus dhe ai indian kanë zhvilluar takime dy palëshe me presidentin e Kinës, Xi Jinping i cili i ka pritur ata, teksa nuk ka munguar as një takim i shkurtër mes tre liderëve së bashku.
Mediat kanë kapur një moment kur Putini bashkë me Modin afrohen te Xi para nisjes së samitit, teksa presidenti rus fillon të flasë dhe tërheq afër përkthyesin e ndërkohë nis edhe të qesh.
Bashkë me të qeshet me zë edhe Modi, ndërkohë që nuk vërëhet mirë reagimi i Xi-së.
#VideoOfTheDay
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) September 1, 2025
🇷🇺🇮🇳🇨🇳 President of Russia Vladimir Putin, Prime Minister of India Narendra Modi, and President of China Xi Jinping just before the start of the #SCO Summit
📹 © https://t.co/1iwVtSG6SN pic.twitter.com/o1rqQWYhT7